Këngëtarja Jehona Lumi ka befasuar fansat me fotografitë e fundit që ka publikuar.
Ajo ka realizuar një fotosesion përrallor me fotografen e njohur shqiptare Fioralba Kryemadhi e cila ditë më parë i kishte realizuar po ashtu fotosesion edhe këngëtares Dafina Zeqiri, shkruan Arbresh.info.
Në fotot e realizuara, Jehona e cila është e njohur si një këngëtare që ka dalë nga “The Voice Of Albania”, vjen me një pamje më ndryshe se kurrë.
Këngëtarja ka bërë të ditur për Arbresh.info se së shpejti do të sjellë këngën e saj të re e cila do të jetë ritmike.
Kujtojmë se Jehona është aktive edhe me netët live në vende të ndryshme të Kosovës e po ashtu në Shqipëri e Maqedoni./Arbresh.info


Kurti për 2 milionë eurot për linjat ajrore: Nuk bëhet fjalë...
Shefi i Këshillit të Evropës bën thirrje për më shumë mbësht...
Foda: Objektivi më i madh mbetet kualifikimi në Euro 2028
Aksidentohen dy policë gjatë operacionit antidrogë në Korçë
Konjufca pas takimit me kongresistët amerikan: SHBA-ja, part...
Foda për prurjet e reja: Nëse vazhdojnë me paraqitje të mira...