Temperaturat dimërore mund të shkaktojnë rritjen e kockave.
Moti i ftohtë mund të shkaktojë fishkëllima të dhimbshme në veshët tuaj, gjë e cila mund të çojë edhe deri te humbja e dëgjimit. Temperaturat dimërore mund të shkaktojnë rritjen e kockave brenda kanalit të veshit, shkruajnë mediat britanike.
Gjendja e njohur si exostosis, mund të çojë në humbjen e dëgjimit. Ajo shkakton dhimbje të vazhdueshme në mesin e pacientëve, të cilët kanë raportuar se dëgjojnë fishkëllima të vazhdueshme në vesh. Kjo është mënyra e trupit për të mbrojtur veshët duke krijuar barrierën ndaj të ftohtit, thonë mjekët britanikë.
“Në shumë raste, moti i ftohtë mund të shkaktojë rritjen e eshtrave brenda kanalit të veshit, i njohur si ‘exostosis’”, ka thënë eksperti Roger Henderson.
Trajtimet për evitimin e gjendjes së krijuar përfshijnë ujitjen e veshit, ku një pompë elektrike shtyn ujin në kanalin e veshit dhe nxjerr dyllin jashtë.
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Kvaratskhelia për finalen me Arsenalin: Ndeshja më e madhe e...
Sot është ditëlindja e Nexhmije Pagarushës
Enrique pasi arriti finalen: Mbrojtja ishte më e mirë se sul...
“Shumë gjëra shkuan kundër nesh” – Kompany...
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri