Shkencëtarët me studimin e fundit kanë gjetur se gratë shtatzëna, të cilat janë me stres gjatë kësaj periudhe, kanë gjasë më të madhe të lindin vajzë, shkruan Dailymail.
Ekipi nga Universiteti i Kolumbisë ka sugjeruar që presioni të cilin e ndiejnë gratë gjatë shtatzënisë, mund të ndikoj në seksin e foshnjës. Kështu ata besojnë, se gratë, të cilat ndihen në ankth kanë më pak gjasë të lindin djem dhe më shumë mundësi lindin vajza.
Sipas tyre, kjo gjë është e mundur për shkak se djemtë nuk e durojnë hormonin e stresit në mitër, që do të thotë se ato mund ta përjetojnë një abort spontan ende pa e ditur se janë shtatzënë.
Shkencëtarët, ne eksperimentin e bërë i kanë ndarë pjesëmarrëset në dy grupe. Grupi i parë përbëhej nga gratë, të cilat kishin një shtatzëni të shëndetshme, ndërsa në grupin tjetër ato, të cilat përjetonin stres dhe depresion gjatë kësaj periudhe.
Pas analizave dhe pyetësorëve, shumica e grave, të cilat kishin stres dhe depresion gjatë periudhës së shtatzënise kishin lindur vajza, ndërsa ato që kishin një shtatzëni të qetë kishin lindur djem.
Shkencëtaret shpjegojnë se ndikimi i stresit në lindjen por edhe në përcaktimin e gjinisë së foshnjave, që janë ende në mitër është shumë më i madh se që e kemi mend./tetovasot/
Ambasadori i Luksemburgut kritikon mediat pasi kryeministri ...
Kryeministri i ri hungarez, Magyar pritet të betohet më 9 ma...
Trump: Irani “po shembet financiarisht” nga kriza në Hormuz
Komandantin e KFOR-it: Situata e sigurisë në Kosovë aktualis...
“I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”- Geci, eskaloi...
Dukagjini – Ballkani, formacionet zyrtare