
Run with the sun
Ndryshimi i motit nuk është arsyeja që neve na dhemb në ndonjë pjesë të caktuar të trupit pavarësisht se sa shumë insistojnë familjarët tonë se gjoja shiu e erërat duhet fajësuar për dhimbjet e shpinës dhe kyçeve.
Këto legjenda u thyen sërish nga instituti australian për shëndetësi globale i quajtur “George Institute”, shkruan DailyNews, transmeton Klan Kosova.
Hulumtuesit e këtij instituti anketuan 1,350 persona me dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës dhe ata me osteoartrit në mënyrë që ta krahasojnë motin (temperatura, lagështia, presioni i ajrit, drejtimi i erës dhe reshjet) në kohën kur ata kishin ndjerë dhimbje një javë para dhe një javë pas fillimit të dhembjes.
“Nuk ka absolutisht asnjë lidhje në mes të dhimbjes dhe motit në këto kushte”, ishte përfundimi i institutit.
Megjithatë, shumë njerëz në rrjete sociale e kanë kundërshtuar konkluzionin e këtij instituti duke vazhduar ta mbështesin besimin e kamotshëm në këtë dukuri.
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh
Real Madridi synon përforcime për verën
Dikur më e votuara në Kosovë, Albin Kurti lë shumë mbrapa me...
Dosja përfundimtare: Si i lidh Prokuroria Thaçin, Veselin, S...