Ndërkohë që raportimet e rasteve të reja Omicron rriten, simptomat e këtij varianti janë më të buta e të ngjashme me ftohjen e zakonshme.
Simptomat janë të tilla si hundë të bllokuara, dhimbje koke, dhimbje e fytit dhe teshtitje.
Ndër simptomat më të zakonshme që janë raportuar janë edhe temperatura, djersitja, këputja dhe dhimbje trupi.
Por kohët e fundit janë shfaqur edhe disa shenja të tjera:
Të dhënat e reja kanë zbuluar se varianti Omicron prek organizmin në dy forma të reja krahas atyre që tashmë njihen.
Edhe pse Omicron është më i butë se variantet e tjera dhe pjesa më e madhe e të prekurve e kalojë lehtë, disa pacientë kanë përjetuar edhe shqetësime në lëkurë.
Disa prej tyre janë:
Skuqje e lëkurës dhe shfaqje e akneve
Zbehje e lëkurës
Ekzemë në pjesën e qafës dhe kraharorit
Inflamacion i lëkurës tek gishtat e këmbës
Çarje të buzëve
Tharje e lëkurës
CDC paralajmëron se ndryshimi i ngjyrën së lëkurës së buzës dhe thonjve në nuancë blu, mund të jetë një shenjë treguese e niveleve të ulëta të oksigjenit.
Gjithashtu shumë nga simptomat e sipër përmendura mund të ngatërrohen lehtësisht me ato të alergjisë.
Dhe nuk është çudi që nëse kohët e fundit keni vënë re ndryshime të çuditshme në lëkurë, ato të jenë simptomat e virust.
Këshilla që ekspertët e shëndetësisë japin është që me shfaqjen e simptomave të kryeni menjëherë testet e nevojshme dhe të merrni trajtim nga mjeku juaj nëse është e nevojshme./arbresh.info/
Kurti premton investime të shumta në Mitrovicë dhe gjithë Ko...
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...