Afërsia me njerëz të panjohur në një vend që nga shfaqja e virusit korona po paraqet rrezik, kjo shkak i shanseve të infektimit me këtë virus.
Si pozitë e rrezikshme mund të duket edhe të qenurit ulur me njerëz të panjohur në bordin e një avioni.
Mirëpo disa ekspertë amerikanë të cilët po bazohen në raste të dokumentuara të transmetimit të sëmundjes në fluturim, shanset e kapjes së Covid-19 në avion janë në fakt të vogla.
Sipas një studimi të publikuar në rrjetin JAMA Network Open, zbuloi prova të kalimit të koronavirusit gjatë një fluturimi katër-orësh nga Tel Aviv drejt Frankfurt në mars.
Dy pasagjerët kishin infektuar njerëzit në pjesën e pasme të avionit.
Ndërsa në një tjetër fluturim nga Britania drejt Vietnamit më 2 mars një pasagjer u konstatua se kishte përhapur virusin te 14 të tjerë, shkruan topchannel.
Këto janë rastet e vetme të dokumentuara të transmetimit të virusit në bordin e avionëve, dhe llogariten si përqindje shumë e ulët në lidhje me mënyrat e tjera te transmetimit.
Autorët e studimit bëjnë lidhjen mes rrezikut të vogël në fluturim me sistemet moderne të ajrimit në kabinat e avionëve, të cilët ndërrojnë ajrin çdo 2-3 minuta, shumica e të cilave të pajisur me filtra që ndalojnë 99.99% të pjesëzave të ajrit.
Ndërsa me protokollet e reja të sigurisë si matjet e temperaturës trupore, kufizimin e lëvizjes në kabinë dhe mbajtjen e detyruar të maskave rreziku ulet edhe më tej.
Haxhiu pret në takim Palatovën, pranon raportet e BE-së për ...
Çështja e presidentit, nis takimi në Kuvend mes Kurtit dhe A...
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...