Rritja e numrit të rasteve të infektuar me Sars Cov2 mund të ketë shkak nën variantin BA5, i cili ka alarmuar Amerikën dhe shumë vende në Europë. Por Instituti i Shëndetit Publik tek ne nuk mund ta konfirmojë.
Nga ana tjetër rënia e imunitetit në popullatë mund të jetë një tjetër arsye për shkak se dozat e fundit kryesisht ato të dyta janë bërë para një viti ndërkohë që si imuniteti nga vaksina ashtu edhe ai natyral thonë ekspertët zgjat vetëm 6 muaj.
Rritja e numrit të infektuarve në Shqipëri vijon dhe sipas Prof Koraqit, piku kësaj vale të shtatë të pandemisë mund të jetë në vjeshtë.
Ndryshe nga viruset e tjera ku imuniteti që lënë zgjat 10 vjet, coronavirus duket se po ngjall shumë pikëpyetje ndër radhët e ekspertëve, pasi ka gjasë që të ketë valë edhe më të rënda klinikisht kur pritej që të zbuteshin.
BA 5 dhe BA4 janë nënvariante të Omicron i cili nuk shfaq sëmundshmëri të rënë por tek të pavaksinuarit mund të shkaktojë probleme të rënda deri dhe në humbje jete./gsh/
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...