Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka gjetur se shqyrtimi i kërkesave urgjente për trajtim jashtë shtetit në Ministrinë e Shëndetësisë është vonuar deri në një muaj, derisa për raste jo urgjente deri në 4 muaj. Gjatë vitit 2015 për këtë çështje janë shpenzuar 7.8 milionë euro, shkruan sot, gazeta Zeri.
Gjatë vitit 2015 Ministria e Shëndetësisë (MSH) shpenzoi 7.8 milionë euro për trajtime jashtë shtetit, por në disa raste shqyrtimi i aplikacioneve për trajtime urgjente është vonuar deri në një muaj, derisa për trajtime jo urgjente deri në 4 muaj apo edhe më shumë.
Neglizhenca e zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë (MSH) ka mundur t’u kushtojë me jetë shumë qytetarëve që kanë aplikuar për trajtime urgjente shëndetësore jashtë shtetit.
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka gjetur se në disa raste shqyrtimi i aplikacioneve për trajtime urgjente jashtë shtetit është vonuar deri në një muaj.
“Një aspekt tjetër i rëndësishëm i trajtuar në këtë auditim është edhe vonesa në shqyrtimin e aplikacioneve nga Bordi. Duke e analizuar bazën e të dhënave për vitin 2015 kemi vënë re se ka vonesa në shqyrtimin e aplikacioneve qoftë për rastet urgjente apo për rastet jo urgjente. Arsyetimet prapa kësaj janë se vonesat në përgjithësi janë shfaqur si rrjedhojë e aplikacioneve të trashëguara nga Bordi paraprak”, thuhet në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit të cilin e ka siguruar gazeta “Zëri”.
Aty më tutje thuhet se gjatë vitit 2015 në Ministrinë e Shëndetësisë janë dorëzuar 1859 aplikacione për trajtim jashtë shtetit, ku nga ky numër 1212 janë aprovuar, 20 janë refuzuar, 109 janë kthyer për kompletim, për 6 raste është dhënë rekomandim se mund të trajtohen në Qendrën Klinike Universitare, ndërsa 512 raste në fund të vitit kanë mbetur si të pashqyrtuara.
Arrestohen dy kosovarë në Morinë, s’i deklaruan 21 mijë fran...
Fitimi dhe Gresa fillojnë të bëjnë skenarin për skeçin – shk...
Momenti kur Anisa ia hedh në pishinë rrobat e Gjestit
OBSH: Miliarda raste të malaries u parandaluan këtë shekull
NATO-ja me strategji të re për mbrojtje nga sulmet hibride
Terras dhe Bislimi flasin për rrugëtimin e Kosovës në BE dhe...