Një mësuese në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka thënë për BBC se është shumë e kënaqur që është në gjendje të shpëtojë jetën e një nxënësi të saj 5- vjeçar, duke i dhënë atij një veshkë.
Beth Battista tha se ajo nuk kishte hezituar të dhurojë veshkën, kur kishte dëgjuar se e vogla Lyla kishte nevojë për një donator, transmeton portali arbresh.info.

Mësuesja dhe nxënësja e saj janë në gjendje të mirë shëndetësore pas transplantimit të sukseshëm.
Lyla u diagnostifikua një vit me parë me çrregullim të rrallë që kërkonte 12 orë në ditë dializë. Gjesti i saj është lavdëruar nga shumë njerëz në rrjetet sociale, ndërsa nëna e vajzës është shprehur se i është mirënjohëse për të gjithë jetën mësues që ka shpëtuar vazjën e saj./Arbresh.info
Shqipëria, Kosova e Kroacia në diskutime për “industri të pë...
Hamza premton rritje prej 50 për qind të pagave dhe pensione...
Limaj vendos logon e PDK-së në profil
‘Salah e preferon më shumë stilin e Slot se sa atë të Klopp-...
Aksident me fatalitet në Ramnishtë të Vitisë, vdes 70-vjeçar...
Temperaturat ekstreme në Britani, Spanjë dhe Portugali shkak...