Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, për dallim nga viti i kaluar, ka deklaruar edhe dy prona shtesë. Një banesë në vlerë 120,000 euro, të cilën e ka deklaruar në pronësi të bashkëshortes, si të trashëguar nga prindërit.
Të trashëguar nga prindërit, në emër të gruas e ka deklaruar edhe një banesë në vlerë 100 mijë euro.
Veç këtyre, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar tri prona të paluajtshme me vlerë të përgjithshme prej 615 mijë euro.
Një shtëpi 200 metra katrorë, e trashëguar nga prindërit që nga viti 1989, figuron në emër të tij dhe vlerësohet në 150 mijë euro.
Ndërkaq, pasurisë i shtohen edhe dy prona të tjera në bashkëpronësi: një shtëpi prej 214 metrash katrorë, e blerë në vitin 2014 me kredi bankare dhe kursime, me vlerë 200 mijë euro, si dhe një banesë prej 174 metrash katrorë, e blerë në vitin 2023 përmes kredie bankare, me vlerë 265 mijë euro.
Vetëm nga këto tri prona, Abdixhiku rezulton me pasuri të paluajtshme që i kalon gjysmë milioni euro.
Në emër të bashkëshortes, i pari i LDK-së ka deklaruar një veturë të blerë në vitin 2019, me vlerë 25 mijë euro.
Sa i përket mjeteve financiare, ka deklaruar 9 mijë e 594 euro kursime, ndërsa në të njëjtën kohë ka deklaruar edhe tri kredi aktive.
Të hyrat vjetore të Abdixhikut dhe gruas së tij janë afër 52 mijë euro.
Ramush Haradinaj i AAK-së me pasuri milionëshe e të hyra mbi...
Bedri Hamza deklaron tri banesa, një shtëpi, tri garazhe dhe...
Lumir Abdixhiku deklaron tri banesa, dy shtëpi, mbi 9 mijë e...
E gjithë pasuria e Çekut në emër të gruas, thotë se përdor v...
Dimal Basha pa shtëpi dhe pa banesë, nuk deklaron as shpenzi...
Pasuria afër 1 milion euro e Vjosa Osmanit, dy shtëpi në Aus...