Sa përpjekje po bëni për të humbur kilet e tepërta?
Ndoshta dhe po lodheni nga dieta që ndiqni. Nëse po kërkoni zgjidhje të tjera, qoftë dhe më të lehta, ajo e ujit ndoshta është për ju. Keni dëgjuar të flitet ndonjëherë për të?
Kjo terapi dobësuese është bërë popullore në botën perëndimore vitet e fundit, por prej kohësh është e njohur në Japoni.
Çfarë konsiston kura e ujit?
Edhe kura e ujit ka disa rregulla precize, por të thjeshta për tu zbatuar.
Sapo të zgjoheni pini 400-600 ml ujë natyral. E rëndësishme është të konsumohet para se të hani vaktin. Uji duhet të jetë në temperaturë ambienti ose i vakët. Nëse doni pak shije i shtoni lëng të freskët limoni, transmeton Top Channel.
Mos u shqetësoni nëse sapo zgjoheni keni uri mos u shqetësoni, sasia e ujit që pini ju ngop për 45 minuta.
Hani një mëngjes të lehtë me të gjithë ushqyesit, por mbi të gjitha ushqime natyral dhe jo mishra e yndyrna.
Një opsion i mirë janë lëngjet e frutave ose sallatat, apo një tas qumësht me tërshërë e fruta të thata.
Edhe vaktet e tjera duhet të jenë të lehta që kura e ujit të funksionojë vërtetë.
Dy orë pas vakteve nuk duhet të pini asnjë lëng, por duhet të siguroheni që të pini 2 litra ujë të këshilluara.
Këshilla të tjera
Shtoni shumë pak kripë ujit, për të lehtësuar hidratimin e trupit. Dhe nëse doni një pije më të pasur keni frutat e freskëta apo dhe perimet jeshile.
U njohët me kurën e ujit? E kishit eksperimentuar më parë?
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...
Napoli fiton derbin me Juventusin – vazhdon lidershipi...
Pse vitamina D ndonjëherë nuk vepron? Ndoshta po e merrni në...
A mund të mbahen larg rrjeteve sociale? Australia po e bën, ...
Si ndikon muzika e preferuar në trurin tonë: Efekti i nostal...
Elezi: 15 subjekte dorëzojnë listat me 541 kandidatë për dep...