Shumica e njerëzve, gjatë stinës së dimrit i shmangin ushtrimet në ambient të hapur, mirëpo ka edhe të tillë që nuk heqin dorë nga ushtrimet në natyrë.
Shpeshherë vetes ia shtrojmë pyetjen sa është e shëndetshme që ushtrojmë në natyrë gjatë dimrit dhe sa mundet të ndikojë negativisht kjo në shëndetin e njeriut. Mihael Olzinski, që merret me vrapim, jo shumë moti është marrë me këtë temë dhe ka thënë se vrapimi është i shëndetshëm edhe atëherë kur vrapohet jashtë kur bën ftohtë.
Nëse hamendësojmë se ata që vrapojnë dinë të marrin frymë si duhet, nuk ka arsye të kenë frikë nga inflamacioni i fytit dhe organeve të frymëmarrjes që mund të shkaktohen si pasojë e vrapit me gojën hapur. Prandaj, kujdes frymëmarrjen, por jo dhe ritmin, sepse dimri kërkon ritëm më të ngadaltë, marrë parasysh faktin se dimrit është më vështirë të vrapohet. Prandaj, mos u mundoni që të vraponi sikurse verës, kur me vete keni edhe më pak pajisje derisa edhe temperatura mundëson liri më të madhe.
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...