Për të pasur trup të shëndetshëm duhet t’i kushtoni shumë rëndësi ushqimit.
Sipas mundësive kushtoni vëmendje fibrave, hani disa herë në javë peshk, kujdesuni për yndyrat e shëndetshme dhe ato të pashëndetshmet dhe kufizojeni sasinë e përdorimit të kripës dhe sheqerit, transmeton Klan Kosova.
Më poshtë mund të shihni disa nga ushqimet që përmirësojnë shëndetin tuaj të zemrës.
1.Jogurt
Hulumtimet tregojnë se jogurti mund të mbrojë nga sëmundjet e dhëmbëve. Sëmundjet orale mund të rrisin rrezikun për sëmundjet e zemrës.
Raporti i botuar në Journal of Periodontology, argumenton se probiotikët (“bakteret e mira”) janë një kampion i mundshëm i shëndetit.
Ekspertët besojnë se probiotikët mund të ndihmojnë për të luftuar rritjen e baktereve “jo miqësore” në gojë.
2.Rrush i thatë
Hulumtimet kanë treguar se antioksidantët në rrush të thatë luftojnë rritjen e një lloji të baktereve që mund të shkaktojnë inflamacion dhe sëmundje të gojës, shkruan Klan Kosova.
Njerëzit me sëmundje të dhëmbëve, kanë dy herë më shumë gjasa të vuajnë nga problemet e zemrës.
Pra, trajtimi i një problemi mund t’i ndihmojë njerëzit të shmangin tjetrin.
Si rezultat, zgjedhja e ushqimeve të caktuara, të tilla si rrush, mund t’ju ndihmojnë të mbroni dhëmbët dhe zemrën tuaj.
3.Fasule
Ngrënia e fasules rregullisht është e mirë për zemrën tuaj dhe ju nuk keni nevojë të hani shumë prej tyre për të përfituar.
Një studim i publikuar në Journal of Nutrition sugjeron që vetëm gjysmë filxhani fasule në ditë mund të ulin kolesterolin.
Poashtu, fasulet përmbajnë një shumëllojshmëri të kimikateve mbrojtëse të zemrës, duke përfshirë flavonoidet, komponimet e gjetura edhe në verë, manaferrat dhe çokollata, të cilat pengojnë adezionin e trombociteve në gjak, gjë që mund të ndihmojë në uljen e rrezikut për sulme në zemër dhe goditje në tru.
4.Peshku
Sipas studimeve, ngrënia e peshkut dy herë në javë ulë deri në 30% rrezikun nga sëmundjet e zemrës.
Llojet e ndryshme të peshkut, e sidomos ato “me vaj”, të tilla si salmoni dhe toni ndihmojnë në uljen e tensionit.
5. Arra
Arrat janë të mbushura plot me vitamina, minerale, yndyra të shëndetshme.
Hulumtimet sugjerojnë se njerëzit që hanë arra, bajame, lajthi, fëstëkë, arra pishe dhe kikirikë kanë më pak gjasa që të preken nga sëmundjet e zemrës.
Kungulli – Super perimja e verdhë e vjeshtës
Agjencia iraniane: Teherani dërgon dy satelitë në Rusi, për ...
Sulmet izraelite në Liban vrasin 9 persona, përfshirë në një...
Opozita në kryeqytet kritikon ekzekutivin, për mosrealizim t...
“L’Equipe”: Zhegrova e rikthen imazhin e tij në Kosovë pas p...
Gjendet pa shenja jete një 55-vjeçare në Pukë