Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i është përgjigjur kritikave të deputetëve të opozitës për Ligjin për Sigurimet Shëndetësore, i cili sot pritet të votohet në Kuvend.
Ai ka kërkuar falje për mungesën e tij në diskutimet në Komisionin Parlamentar, duke theksuar se nuk ka qenë i ftuar të marrë pjesë.
Sipas Vitisë, ligji nuk është i ri në procedurë, pasi ka kaluar në fund të vitit 2024, por është kthyer nga Gjykata Kushtetuese për arsye procedurale.
“Ky ligj nuk është hera e parë që vjen në kuvendin e Kosovës, në fundin e vitit 2024 vetëm ka kaluar por për shkaqe procedurale është kthyher nga Gjykata Kushtetuese. Ka pas diskutime dhe konsultime publike, dhe në këtë fazë ministria ka pranuar shumë komente nga Zyra për Planifikime Strategjike në zyrën e Kryeministrit , nga Banka Botërore nga UNCR nga KRCT, nga Byroja Kosovare e Sigurimit, nga Asociacioni i Spitaleve Private, nga Oda Ekonomike Amerikane, nga Shoqata e të Drejtave të PAcientëve në Kosovë”, ka thënë Vitia.
Ai ka thënë se janë riformuluar dispozitat strategjike me ATK-në dhe Ministrinë e Financave.
“Nga fundi i dhjetorit të vitit 2024 deri sot ka pas edhe mundësi të tjera diskutimesh dhe është diskutuar për këtë ligj, por më lejoni të falenderoj të gjitha grupet parlamentare për dhënien e pëlqimit për këtë ligj jashtëzakonisht të rëndësishëm por për dinamikën dhe implementimin e tij do të punojmë ditë e natë dhe përgjegjësia do të na takoj beve. Jam i sigurt se qytetarët shpejtë do të bëhen me sigurime shëndetësore”, ka thënë Vitia.
Aksioni ndaj Call Center-ave në Tiranë/ SPAK: Rreth 2 mln eu...
Vdekja e Qosjes, ASHAK-u nesër organizon mbledhje komemorati...
Trump drejtuar Marinës Amerikane: Qëlloni çdo anije që vendo...
E premtja ditë zie në Kosovë
Haxhiu për ndarjen nga jeta të Qosjes: Ishte hero i mendjes ...
BE miraton kredinë 90 mld euro për Ukrainën pas heqjes së ve...