Epidemia e heroinës është duke rritur infeksionet nga hepatiti C, me rritjen më të madhe te personat në të 20’at e tyre, thonë zyrtarët e shëndetësisë amerikane të enjten.
Numri i infeksioneve të reja pothuajse është trefishuar në pesë vitet e fundit. Virusi përhapet nëpërmjet shkëmbimit të gjilpërave për të injektuar drogë, dhe rritja përkon me një rritje në përdorimin e heroinës.
Por zyrtarët në Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve mendojnë se infeksionet e raportuara janë vetëm një fraksion i numrit aktual. Shumica e njerëzve nuk kanë simptoma të sëmundjes për shumë vite, kështu që ata nuk janë testuar dhe nuk e dinë se janë të infektuar.
Virusi i hepatitit C përhapet përmes gjakut, por dëmin më të madh e bën duke infektuar mëlçinë. Kjo mund të çojë në cirrozë ose kancer të mëlçisë. Viteve të fundit, ka dalë në treg një ilaç i ri që mund ta shërojë hepatitin C brenda vetëm disa muajsh. Mirëpo ky ilaçi është shumë i shtrenjtë dhe një trajtim mund të kushtoje dhjetëra mijëra dollarë. /kp
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit