Nëse ndonjëherë keni pasur infeksion të traktit urinar, atëherë e dini se sa është e dhembshme dhe e pakëndshme.
Ju detyron të shkoni shpesh në tualet, ndërkaq urinimi bëhet shumë i dhembshëm.
Sot po ju tregojmë mjetin e shkëlqyeshëm natyral, i cili do t’ju ndihmojë që shpejt dhe me efikasitet t’i zgjidhni infeksionet e traktit urinar.
Ky antibiotik natyral është shumë i shërueshëm dhe lehtësimi arrihet që pas turit të parë.
Ja si mund të përgatitni mjetin natyral kundër infeksioneve të traktit urinar, transmeton Telegrafi.
Përbërësit: 200 ml vaj ulliri, 250 g mjaltë, 250 g limon, 250 g rrënjë majdanozi.
Udhëzimi: Rrënjët e majdanozit dhe limonin me lëvore duhet ta prisni imët, pastaj të gjithë përbërësit, duke përfshirë mjaltin dhe vajin e ullirit, përzieni në blender. Do të përftoni masë të qulltë, të cilën duhet ta ruani në ambalazh qelqi në frigorifer.
Vërejtje: Do të jetë mirë që me mjaltë të furnizoheni nga bletarët e verifikuar, gjithsesi limoni duhet të jetë i paspërkatur.
Nëse limonin megjithatë e blini në dyqan, lëreni të qëndrojë në ujë të ftohtë në të cilin do të shtoni pak sodë bikarbonati. Pastaj lajeni mirë. Rrënjët e majdanozit gjithashtu duhet t’i lani mirë.
Këshillë tjetër: Pini çaj majdanozi.
Majdanozi ndikon si diuretik, përveçse kjo pije është freskuese, do të përshpejtojë procesin e shërimit.
Për të zbutur ose penguar infeksionin urinar, duhet të pini çaj majdanozi. Merrni një lugë rrënjë majdanozi dhe qitni në 2,5 dl ujë.
Zieni 5 – 6 minuta, dhe pastaj mbulojeni me kapak, ftoheni dhe, pasi të ftohet, kullojeni. Pihet 3 herë nga 1 filxhan.
Gjithashtu, majdanozi është mjet i shkëlqyeshëm kundër ënjtjeve të këmbëve dhe i dobishëm për humbje peshe. /Telegrafi
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...