Gurët e veshkave prekin rreth 10% të popullsisë, por është më e zakonshme tek meshkujt që janë në të 30-at dhe 40-at e tyre.
Gurët në veshkat formohen kur përqendrimi i natriumit, kalciumit dhe acidit uric rritet deri ne ate pika sa nuk mund të eleminohen më nga trupi . Kur këto substanca bashkohen sëbashku, ato mund të formojnë gurë në veshka, transmeton indeksonline.
Simptomat që paralajmërojnë praninë e gurëve në veshkat tuaja përfshijnë urinim të shpeshtë, djersitje të tepruar, të vjella dhe të përziera.Në mënyrë që të parandaloni krijimin apo zmadhimin e këtyre gurëve është mirë të ndiqni këshillat e mëposhtme.
Lëng limoni dhe vaj ulliri
Limoni përmban acid limoni që mund të ndihmojë në shpërbërjen e gurëvë në veshka veç e veç. Nga ana tjetër, vaji i ullirit mund të ndihmojë në lehtësimin e kalimit të gurëve në uretër. Ju duhet të shtoni lëng limoni dhe vaj ulliri në një gotë me ujë e ta pini. Ky trajtim duhet të bëhet vetëm për tre ditë. Nëse gjendja juaj mbetet e njëjtë, konsultohuni me mjekun tuaj.
Çaji i hithrës
Kjo bimë djegëse është një diuretik i fortë e është i pasur në përbërës antibaklterialë që pastrojnë trupin nga toksinat e veshkat nga depozitimet minerale. Ju duhet të pini dy deri në tre gota çaji hithrash për të eleminuar gurët në veshka.
Uje kokosi
Uji i kokosit ka kalium që mund të shndërrojë urinën tuaj acidike në alkaline në mënyrë që të shpërbëjë gurët.
Dukaj pret në takim Osmanin, flasin për perspektivën evropia...
Bad News Eagles ka pësuar humbje ndaj ekipit polak 9INE
Bora mbulon Thethin, temperatura deri në -19 gradë
Bilanci i tërmeteve kalon 7 mijë viktimat, solidarizohet edh...
Shumë pacientë, pak infermierë
Ministri gjerman i Mbrojtjes: Ukrainës do t’i jepen mb...