Mjalti Manuka bëhet nga bletët që polenizojnë lulen Manika, e cila rritet në Zelandën e Re dhe lulëzon vetëm 6 javë në vit.
Por se cilat janë vlerat e këtij mjalti, portal arbresh.info sjell detajet.
Mjaltin Manuka mund ta përdorni edhe në gatim, duke përfshirë recetat me ëmbëlsira.
Nëse jeni duke kërkuar ndonjë kurë për pastrimin e lëkurës, mjalti Manuka është i duhuri për ju. Jo vetëm që funksionon për pastrimin e lëkurës së jashtme, por është kurë që lëkura të ndjehet e shëndetshme. Mjalti Manuka është ideal për parandalimin e përhapjes së bakterieve në lëkurë, sidomos akneve.
Nëse ju ndodh që të digjni dorën, ose ndonjë pjesë tjetër të trupit, atëherë mjalti Manuka ndihmon në shërimin e këtyre plagëve. Në vitin 2007, shumë studime kanë theksuar se mjalti Manuka është aprovuar nga mjekët për shërimin e plagëve.
Nëse ndjeni që fyti juaj nuk është në rregull, mjalti Manuka mund të ndihmojë shumë. Vlerat antibakteriale që ka ky mjalt, ndihmon në parandalimin e inflamacioneve dhe sulmeve nga bakteriet që shkaktojnë dhimbje./arbresh.info/
27 vjet nga masakra e Studimes së Vushtrrisë
Në Prishtinë mbahet punëtoria “Me art kremtojmë Evropën” me ...
U aksidentua rëndë në vendin e punës, vdes shqiptari në Ital...
Teksas/ Rrëzohet aeroplani me 5 persona në bord, asnjë i mbi...
Plagoset me thikë 23-vjeçari në Vlorë, dërgohet në spital
Parashikimi i motit për vikend