Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, do të takohet sot me kryetarin e Lëvizjes Besa, Billal Kasamin, me të cilin do të bisedojë nëse Lëvizja Besa është e gatshme të mbështesë mazhorancën e ardhshme, me pesë mandatet e saja, të drejtuar nga LSDM-ja dhe për pikat e platformës shqiptare, ku pikat më të nxehta janë ato të përdorimit të gjuhës shqipe në nivel nacional dhe të simboleve ushtarake në dy gjuhë, atë maqedonase dhe shqiptare.
Zaev mbrëmë pati takim me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti. Ky i fundit me këtë rast deklaroi se prioritet i partive aktualisht është strategjia për rivënien në funksion të institucioneve të vendit, veçanërisht Kuvendit dhe se për këtë është i nevojshëm dialogu mes të gjithave partive.
Duke folur rreth formimit të qeverisë, Ahmeti tha se më e ngutshme është rivënia në funksion e Kuvendit, më pas kreu i institucionit ligjvënës edhe zyrtarisht të njoftohet presidenti Ivanov për formimin e shumicës parlamentare dhe programin e qeverisë me qëllim të dhënies së mandatit.
Rënie e lindjeve në Kosovë gjatë tetorit 2025
Rritet numri i shkurorëzimeve në Kosovë, 158 raste vetëm në ...
Zbardhet pas 6 muajsh vrasja e ish-policit shqiptar në Itali
“Është një hero i vërtetë”, Albanese i shkon për vizitë në s...
Sulm me thikë në Moskë/ I mituri vret një bashkëmoshatar dhe...
Era e fortë rrëzon Statujën e Lirisë në Brazil