Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur në takim pune ambasadorin e Bashkimit Evropian në Maqedoni, Samuel Zhbogar.
Ahmeti dhe Ambasadori Zhbogar folën për procesin e ndryshimeve kushtetuese, reformat sistemore dhe në përgjithësi rreth situatës politike në vend.
Kryetari Ahmeti theksoi para ambasadorit Zhbogar shqestësimet e veta për frymat penguese ndaj suksesit të Marrëveshjes së Prespës dhe ndryshimeve kushtetuese.
“Këto momente vendimtare për vendin dhe rajonin kërkojnë përkushtimin e të gjithëve, institucioneve, partive politike, shoqërisë civile, mediave dhe të tjerë. Ky proces është i papërsëritshëm dhe është i rëndësisë absolute për sigurimin e rrugës tonë EuroAtlantike,” citohet të ketë thënë Ahmeti në takim.
Ahmeti theksoi përgjegjësinë e çdo institucioni në vend dhe të çdo individi për të siguruar suksesin e procesit.
Bashkëbiseduesit diskutuan edhe rreth reformave sistemore dhe pajtimit si procese të ndërlidhura./arbresh.info/
Manchester United synon Ederson nga Atalanta
Protesta në Shkup për provim të Jurisprudencës në shqip, Mic...
Faton Peci për Vjosa Osmanin: Kam pasur dëshirë që edhe ajo ...
Kurti përuroi investimet në efiçiencë të energjisë në tri nd...
Trump mbërrin në Kinë për një takim me rëndësi të madhe me X...
Arrestohet i dyshuari për posedim të narkotikëve në Ferizaj