Ndaj paralajmërimit të studentëve ka reaguar kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickoski, duke theksuar se studentët duhet të kenë durim, pasi së shpejti do të propozohet zgjidhje për këtë çështje.
“Jam i bindur që shumë shpejtë do të dalim me propozim për zgjidhjen e problemi. Propozim do të jetë sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias dhe sipas standardeve ndërkombëtare, kështu që unë i lus të gjithë ata që janë pjesë e këtij procesi që të jenë të durueshëm, sepse ka forca politike në shtet që nuk duan të jemi shtet përparues, por duan që në shtet të ketë konflikt, trazira dhe protesta. Të njëjtit kanë pasur mundësi më shumë se 20 vjet ta zgjidhin këtë çështje”, ka thënë Mickoski.
Protesta e paralajmëruar për 18 maj është e dyta me radhë e studentëve, me kërkesën që provimi i jurisprudencës në këtë vend të mbahet edhe në gjuhën shqipe./rtk
Gjimnazistet dyshohet se rrahën brutalisht një bashkëmoshata...
Haziri: Gara e vërtetë në këto zgjedhje, mes Osmanit dhe Kur...
Airbus e Air France shpallen fajtore për tragjedinë me 228 v...
Bogujevci: 1.5 milion euro për restaurimin e Xhamisë `Mulla ...
Abdixhiku zotohet: Me LDK-në në Qeveri nuk do të ketë rritje...
Kurti diskuton me katër kongresistë amerikanë për rezolutën ...