Zhbllokohet projekti për hekurudhën Tiranë-Durrës, në 21 shtator fituesi i tenderit

15:40 | 27 Gusht 2020

Pas një pauze disa mujore, projekti për finalizimin e modernizimit të hekurudhës Tiranë-Durrës me degëzim në Rinas duket se ka hyrë në fazë finale.

Në datën 21 shtator kompanitë pjesmarrëse në garë që kanë paraqitur ofertat teknike, tashmë do të dorëzojë edhe ato ekonomike. Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, partnere në këtë proces, pas më shuëmë se 6 mujash ka dhënë miratimin për të kaluar në fazën e dytë të garës.

Sipas njoftimit zyrttrë të ministrisë së Infrastrukturës, BERZH ka dhënë qëndrimin e saj duke certifikuar fazën e parë të tenderit, i cili është kryer në janar të këtij viti.

Në të u kualifikuan 5 kompani ndërkombëtare që paraqitën ofertat teknike të projektit. Lajmi është zyrtarizuar pas një bisede që ministrja Belinda Balluku ka zhvilluar me drejtorin e Berzhit për Shqipërinë Matteo Colangeli.

Projekti parashikon modernizmin e linjës egzistuese Tiranë – Durrës si dhe ndërtimin e dëgëzimit të ri në aeropotin e Rinasit.

Kostoja totale e projektit kap shifrën e 90 mln eurove, ku 36 prej tyre janë kredi nga BERZH-i, 35 mln janë grant i Bashkimit Europian dhe pjesa tjetër do të financohet nga buxheti i shtetit.

Në total do të rikonstruktohet linja egzistuese me një gjaësi prej 34.5 km si ndërtimi I 7.4 km rrugë të re hekurudhore, midis Tiranës dhe Aeroportit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara