Marrëveshja me Bullgarinë hap perspektiva serioze për Maqedoninë, ndërsa prej saj Maqedonia ka përfitim serioz. Marrëveshja do të dakordohet kur ta ratifikojë Parlamenti, deklaroi kryeministri Zoran Zaev gjatë vizitës së sotme në Shtip, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Pas të gjitha sugjerimeve të cilat do t’i marrim prej opinionit të ekspertëve, nga Parlamenti dhe Qeveria, shpresoj se do të vijë drejt kontraktimit të marrëveshjes. Marrëveshja sillet prej Parlamentit. Parlamenti në fund voton. Nëse diçka është në dëm të Maqedonisë, Parlamenti ynë ka përgjegjësi të drejtpërdrejt ndaj qytetarëve dhe nuk duhet të frikësohemi. Nëse diçka është mirë, Parlamenti do të votojë”, theksoi kryeministri Zaev
Ai më tej shtoi sesi politikan i udhëzuar mirë, i cili edhe më tej e kërkon mbështetjen e qytetarëve, nuk do të lejoj që asnjë fije t’i mungojë Maqedonisë në perspektivat e saj.
Përndryshe sipas deklaratave paraprake të kryeministrit, marrëveshja pritet të nënshkruhet në fillim të gushtit.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...