Ende nuk janë verifikuar dorëheqjet e zyrtarëve të Lëvizjes Besa, që apriori do të thotë se ata janë ende pjesë e Qeverisë, tha kryeministri maqedonas, Zoran Zaev për “Slloboden Peçat”.
“Natyrisht që Besa është pjesë e Qeverisë. Kuvendi nuk e ka konfirmuar dorëheqjen e ministrit Arjanit Hoxha dhe as zyrtarëve të tjerë të BESA-s. Prandaj është logjike të thuhet se janë pjesë e qeverisë”, tha Zaev.
Se Besa është ende pjesë e Qeverisë, beson deputeti Kastriot Rexhepi, i cili nuk ishte paraqitur në seancën e 11 nëntorit parlamentar për votëbesimin e Qeverisë.
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha dha dorëheqjen më 12 nëntor së bashku me dy zv. ministrat e Lëvizjes Besa./Telegrafi/
U aksidentua rëndë në vendin e punës, vdes shqiptari në Ital...
Teksas/ Rrëzohet aeroplani me 5 persona në bord, asnjë i mbi...
Në Prishtinë mbahet punëtoria “Me art kremtojmë Evropën” me ...
Parashikimi i motit për sot
Plagoset me thikë 23-vjeçari në Vlorë, dërgohet në spital
Parashikimi i motit për vikend