Kryeministri i Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev sot e vazhdon vizitën dy ditore në Bosnjë e Hercegovinë (BeH). Zaev dje realizoi takim me kryesuesin e Këshillit të ministrave të BeH-së, Denis Zvizdiq.
Dy kryeministrat pas takimit paralajmëruan se së bashku me kolegun e tyre malazez Dushko Markoviq do të dërgojnë letër të përbashkët deri te të gjitha aviokompanitë, të interesuara që të vendosin linjë ajrore Sarajevë-Podgoricë-Shkup, si dhe se nisma është e hapur edhe për vende tjera, siç është Republika e Bullgarisë,shruan indeksonline.
Në takimin e punës është vlerësuar se bashkëpunimi mes dy shteteve është i mirë por se duhet thelluar në nivel politik dhe ekonomik, sidomos me krijimin e kushteve të mira për investuesit vendorë dhe të huaj . Konstatimi përbashkët ishte se dy shtetet kanë për qëllim ngritjen e standardit të jetesës së qytetarëve, ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në shtetet dhe në rajon, si dhe integrimin në BE dhe NATO.
Elijona: Ludo ia ka zënë vendin e finales Benitës
Ndalohen për 48 orë tre të dyshuarit që u kapën me mbi 1 mil...
Kurti i njofton ambasadorët për fushatën e MPB-së rreth Ligj...
Kusari dhe Panxha diskutojnë zhvillimin e ndërmarrësisë dhe ...
Afati për president po afrohet, Mustafa: Votojmë një kandida...
Pas Konjufcës, Spiropali nesër takon edhe Haxhiun