Maqedonia respekton dialogun që Serbia ka nisur me Kosovën, gjegjësisht mes Prishtinës dhe Beogradit dhe besoj se në interes të Serbisë do të gjendet zgjidhje.
Ne këtë e mbështesim tërësisht dhe shpresojmë që së shpejti do të zgjidhje pasi kjo është e rëndësishme për Serbinë dhe perspektivën e saj evropiane, pot gjithashtu varet edhe perspektiva e rajoni, deklaroi kryeministri Zoran Zaev, në konferencë të përbashkët me kryeministren serbe, Ana Brnabiq.
Ai tha se popujt e dy vendeve janë të afërta dhe politikanët duhet t’i ndjekin e tyre dhe të thellojnë bashkëpunimin mes dy shteteve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ajo që është në marrëveshje mes dy vendeve, është për çdo çështje dhe çdo herë duhet ta kapim telefonin dhe të merremi vesh dhe të diskutojm, pasi kështu bëjnë miqtë”, tah Zaev.
Në lidhje me të punësuarin në Ambasadën e Serbisë në Shkup, i cili ishte i pranishëm në ngjarjet në Kuvend më 27 prill, Zaev tha se në mënyrë diplomatike dhe miqësore është gjetur zgjidhje edhe për atë rast.
Kryeministri Zaev dhe delegacioni qeveritar do të kenë aktivitete në Ambasadën e Maqedonisë në Beograd.
Sekuestrohet sasi e konsiderueshme mallrash të kontrabanduar...
Simeone për Arsenalin: E meritojnë suksesin, sepse kanë vite...
Vetura përplaset me motoçikletë në Pejë, një person i lëndua...
“Të jesh apo të mos jesh në finale” – Sonte dueli i dytë i t...
Trump: E kemi mposhtur shumë keq Iranin
Bashkim Jashari në “SAHA Expo 2026”, fokus te modernizimi i ...