Sipas kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ende nuk janë krijuar parakushte për legalizimin dhe përdorimin e marihuanës.
“Mendoj se nuk janë krijuar parakushte te qytetarët tanë sa i përket kësaj çështje dhe po ashtu nuk janë krijuar parakushte për legalizimin e përgjithshëm për përdorim rekreativ”, tha Xhaferi për TV21, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai theksoi se se nëse BDI bllokon ligjin s’do të thotë se do të bie edhe Qeveriaa, por siç tha ai, ka instrumente në Kuvend.
Ndryshe, kryeministri Zaev gjatë ditës së djeshme tha se nuk është mirë që për gjysmë grami marihuanë dikush të burgoset dhe se duhet të legalizohet marihuana për përdorim./Telegrafi/
Biletat në shitje për ndeshjen e Kosovës ndaj Sllovakisë
Kurti pret përfaqësuesin e UNDP-së, në fokus të diskutimit b...
Rigjykimi/ Dushko Arsiq dënohet me 13 vjet burgim për krime ...
Vdes zyrtari policor, Mehdi Ibrahimi
Të kujdesesh dhe të paguash: Barrë e dyfishtë për familjarët...
Dy vjet burgim për burrin që rrahu gruan në Mitrovicë