Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Brendan Hanrahan, zhvilloi një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë qëndrimit të tij në Beograd, përpara se të vazhdojë vizitën në Kosovë.
Sipas njoftimit të Presidencës serbe, gjatë takimit u diskutuan çështje globale, marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe zhvillimet aktuale në Ballkanin Perëndimor.
Presidenti Vuçiq theksoi se dialogu mbetet rruga e vetme për adresimin e çështjeve të pazgjidhura dhe për respektimin e të drejtës ndërkombëtare.
“Vëra në dukje se Serbia mbetet e vendosur fort për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, për dialogun që e shohim si të vetmen mënyrë për zgjidhjen e çështjeve të hapura dhe për respektimin e së drejtës ndërkombëtare,” thuhet në deklaratën e Vuçiqit./Arbresh.info
Kërkohet ndihmë për gjetjen e një gruaje në Lipjan
Trevon Allen ndahet me Golden Eagle Yllin
E kryer, Kristjan Asllani kalon në formë huazimi tek Besikta...
Virusi i rrezikshëm rikthehet në Azi, Nipah ndez alarmin glo...
Flick: Është e qartë se duhet të përmirësohemi, pjesa e dytë...
Avokati i familjes Ademaj: Ka prova se Naim Murseli e ka tra...