OVL e UÇK-së mbështet protestën në Shkup: Dinjiteti shqiptar nuk negociohet

09:15 | 18 Maj 2026
E.H

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur mbështetje të plotë për studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët sot do të protestojnë për të kërkuar dinjitet dhe status të barabartë për gjuhën dhe identitetin shqiptar.

Përmes një reagimi publik, OVL UÇK theksoi se zëri i studentëve është legjitim dhe kauza e tyre e drejtë.

Tutje, organizata kërkoi që të drejtat e shqiptarëve të respektohen menjëherë dhe pa kushte, duke theksuar se “dinjiteti shqiptar nuk negociohet”.

“OVL UÇK, mbështet plotësisht studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kanë dalë tani në rrugë për të kërkuar dinjitet dhe status të barabartë për gjuhën dhe identitetin shqiptar. Zëri i tyre është legjitim. Kauza e tyre është e drejtë. Shqipja nuk është nder i falur nga shteti apo i negociuar përmes marrëveshjeve politike. Është e drejtë e patjetërsueshme e një populli në trojet e veta. Kërkojmë që këto të drejta të respektohen, menjëherë dhe pa kushte. Dinjiteti shqiptar nuk negociohet”, thuhet në reagim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale