Ish-kryeministri grek, Konstantinos Mitsotakis është ndarë nga jeta mëngjesin e së hënës.
I lindur në vitin 1918 në një familje politikanësh, në Hania të Kretës, veprimtaria e tij politike kishte nisur në vitin 1946, kur u zgjodh për herë të parë deputet me Partinë e Liberalëve të Venizellosit.
Me fillimin e juntës ushtarake në prill 1967, arrestohet për disa muaj dhe pasi lirohet, largohet në Francë, për tu kthyer në vitin 1973.
Më 1978 hyri në radhët e Demokracisë së Re. Më 1984 zgjidhet lider i Partisë Konservatore, ndërsa në vitin 1990 kryeministër i Greqisë, deri në 1993, kur pasi humb zgjedhjet, jep dorëheqjen.
Konstantinos Mitsotakis u largua nga jeta politike në vitin 2004, pas 58 vitesh në Parlament.
Dy nga katër fëmijët e tij kanë ndjekur hapat e babait. Dora Bakojanis, ish-ministre e Jashtme dhe politikane aktive e konservatorëve për vite me radhë dhe Kiriakos Mitsotakis, tashmë është lideri i Demokracisë së Re, me synimin për tu bërë kryeministër i vendit.
Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
Bedri Hamza: Të hënën fillon ndryshimi i madh, PDK-ja do të ...
AAK mbyll fushatën në Prishtinë, Haradinaj rikujton ditën e ...
Trump: Negociatat me Iranin do të zgjasin, nuk ka zgjidhje t...
KQZ: Përfundohet votimi në 26 përfaqësi diplomatike të Kosov...