Studentët serbë Borivoje Llaziç dhe Nevena Zhivançeviç të cilët studiojnë gjuhën shqipe në Beograd thonë se shqipen e kanë dëgjuar fillimisht nga këngët.
Në një intervistë për Euronews Albania ata treguan se kontakti i parë me shqipen kishin qenë këngët, që siç treguan dëgjohen shumë në Serbi.
“Mësova shqip përmes këngëve, në një çast mendova pse mos ta studioj në universitet se desha të njoh më mirë Shqipërinë, dhe s’doja të besoja gjërat që kam dëgjuar. Njerëzit në Serbi po e dëgjojnë më shumë muzikën shqiptarë. Në klubet e natës në Beograd, dëgjohen këngëtarë shqiptarë si Dhurata Dora, Elvana, Noziy”, tha Nevena.
Në Kosovë është zhvilluar edicioni i 40 i seminarit ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, në Fakultetin Filologjik në Prishtinë.
Ky seminar ka nisur në 15 gusht e do të zgjasë deri më datë 26.
Të pranishëm në këtë seminar kanë qenë dhe studentë nga Serbia.
Bedri Hamza mban sot konferencë për media
BE paralajmëron hapa të rinj në procesin e anëtarësimit të U...
Edi Rama publikon videon: Nga 26 maji i vitit 1996 te Shqipë...
LDK hap sonte fushatën zgjedhore në Prishtinë
Lëvizja Vetëvendosje hap sot fushatën zgjedhore në Ferizaj
Albin Kurti sot mban tubim në Hajvali