Kemi marrë përgjigje nga të tre institucionet, Komisioni për sëmundje infektive, Komisioni Shtetëror Zgjedhor dhe OSBE-ODIHR, të cilat na informojnë se ata presin një datë për zgjedhjet dhe përgatitjet të fillojnë mbi atë bazë, tha sot Kryeministri teknik Oliver Spasovski.
Komisioni për sëmundje infektive dha një raport, një opinion ekspertësh, një protokoll se si dhe në çfarë mënyre mund të mbahen zgjedhjet, cilat do të ishin tendencat në lidhje me zhvillimin e sëmundjes.
“Komisioni Shtetëror Zgjedhor informoi për afatet e kërkuara për mbajtjen e aktiviteteve zgjedhore.
Letra nga OSBE-ODIHR na informon se ata presin datë për zgjedhjet dhe në bazë të datës të fillojnë të gjitha përgatitjet për dërgimin e misionit vëzhgues për zgjedhjet” shkruan në profilin e tij në Facebook Kryeministri teknik Oliver Spasovski.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...