Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spaskovski në një intervistë për TV21 tha se legalizimi i marihuanës, për momentin është vetëm një ide.
Ai deklaroi se para se të merret vendim, duhet të shikohen edhe anët pozitive edhe ato negative.
“Unë mendoj se duhet t’i mbledhim të gjitha mendimet, çka është ajo që do të fitojmë dhe çka do të humbim. Ne vetëm e kemi hapur si debat për të parë mendimet e opinionit”, tha Spasovski.
Për këtë ide fillimisht publikisht ka folur kryeministri Zoran Zaev, i cili më herët ka deklaruar se marihuana mund të legalizohet në Shkup dhe Ohër me qëllim të zhvillimit të turizmit.
Juventus synon sërish transferimit e Tonalit, në blerje përf...
Ambasadori i Kosovës në SHBA merr pjesë në pritjen e Sekreta...
Kurti merr vendim: Nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët
Rreth 500 mijë hyrje në Kosovë gjatë festave, rritje 8% e ud...
Jasir Asani realizon gol në AFC Champions League 2
“Ungjilli u shpall nga Jerusalemi në Iliri”, Osmani për Kris...