Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot në Berovë duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve tha se nuk ka vonesë në lëshimin e dokumenteve personale, pasaporta dhe letërnjoftimeve.
“Qytetarëve u jepen dokumentet personale, por vëllimi i kërkesës është rritur nga shkaku i krizës me pandeminë”, tha Spasovski i cili demantoi pohimet se ka ndërprerje të furnizimit me dokumente personale.
Sipas Spasovskit, dokumentet nuk do të lëshohen deri të hënën për shkak të transferimit të të dhënave në sistemin e ri të Ministrisë së Brendshme.
“Dokumentet personale janë duke u lëshuar edhe tani, thjesht ka pasur një rritje të kërkesës për shkak të krizës me COVID-19, ku shumë njerëz nuk kanë parë skadimin e dokumenteve të tyre personale. Kemi njoftuar që nga sot në ora 21:00 do të kemi transferim të të dhënave në sistemin e ri për lëshimin e dokumenteve, është procedurë që duhet ta përfundojmë, sepse ligjet dhe kushtetuta na detyrojnë, dhe që nga e hëna do të fillojmë të funksionojmë normalisht”, thotë Spasovski./Telegrafi/
Dukagjini, finalisti i dytë i Kupës
“Ne kundër botës”, Brikena poston video me Mateo...
Ariu i zi ngec në një pemë për disa orë në New York, dalin p...
Finale historike në Kupën e Kosovës: Dukagjini–Ferizaj, njër...
Trump: Bisedimet SHBA-Iran mund të zhvillohen brenda 72 orëv...
Mali i Zi më afër anëtarësimit në BE