Sot në Komisionin për Punë dhe Politikë të Jashtme në Kuvendin e Maqedonisë, ministri për Punë dhe Politikë të Jashtme, Nikolla Dimitrov do ta bëjë përpjekjen e tij të katërt që të raportojë për politikën e Jashtme të Maqedonisë, njofton Portalb.mk.
Kjo përpjekje e katërt e ministrit Dimitrov vjen pas pengesave që iu bën nga kryetari i Komisionit, Antonio Miloshoski, i cili kërkoi deklasifikim të dokumenteve nga takimi i parë dhe e dytë i liderëve për çështjen e marrëveshjes me Greqinë.
Sipas Miloshoskit, dorëzimi i dokumenteve nga këto takime deri tek anëtarët e Komisionit për Punë dhe Politikë të Jashtme të cilët posedojnë cettifikatë të sigurisë – do ta bënte më të besueshëm raportimin e Dimitrovit për punën e bërë në politikën e jashtme.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...