“Maqedonia është një nga vendet e rralla që nga mendim pozitiv për BE-në dhe NATO-n, dhe duke ditur këtë, pushteti keqpërdori BE-në dhe NATO-n në pyetjen e referendumit”, tha profesoresha Gordana Siljanovska Davkova në takim me qytetarët e Demir Hisarit.
“Pyetja e referendumit ishte: a jeni për BE dhe NATO me pranimin e marrëveshjes së Prespës, ndërsa pushteti e din shumë mirë se si është mendimi në Maqedoni”, tha Siljanovska Dakova, përcjell Telegrafi Maqedoni.
kandidati për kryetar të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga OBRM-PDUKMtha se pushteti e keqpërdor BE-në dhe NATO-në që të sundojë lirshëm dhe për këtë shkak nuk duhet të fitojë në zgjedhjet presidenciale.
“Por nuk është rruga drejt BE-së treni, në ku ju do të hyni dhe do të arrini deri në Bruksel, Bashkimin Evropian duhet ta krijojmë këtu, por për fat të keq në dy vitet e kaluara kjo nuk ndodh”, theksoi Siljanovska Davkova në fjalimin e saj në Demir Hisar./Telegrafi/
Xheneta i reagon sërish Leonora Jakupit: Kjo pozitë nuk ësht...
Zjarr në Shkollën ‘Sylejman Vokshi’ në Deçan, ndërhyrje e sh...
Hamza takon ambasadorin Blaj, kërkon mbështetjen e Sllovenis...
Reagojnë familjarët e Labit pas vdekjes së gjyshit të tij
AKB për pagën minimale: Vendim pa dialog, bizneset drejt inf...
Rizvanolli: Në operim tri njësi të KEK-ut, B2 dhe A3 priten ...