Duke folur për situatën në Maqedoni, deputeti shqiptar i LSDM-së, Muhamet Zeqiri thotë se gjërat janë duke u qetësuar.
“Gjërat janë duke u qetësuar dhe shpresojmë që më të keqen e kaluam dhe tmerrin që përjetuam si deputetë dhe qytetarë të Maqedonisë ditën e enjte. Platforma u shfrytëzua si alibi nga Gruevski dhe Ivanovi për të çuar gjërat deri këtu ku ndodhemi”, ka deklaruar në emisionin” Top Story”, ku ishin të ftuar edhe mysafirë të tjerë.
Zeqiri më pas foli për një detaj në ngjarjet tronditëse të ndodhura në parlamentin maqedonas ditën e enjte. “Po të shihet, është një deputet i VMRO-së që mundohet të mbrojë Zaevin dhe ne të tjerët gjatë gjithë kohës dhe në një moment më drejtohet mua dhe Talat Xhaferit duke na kërkuar që t’u bëjnë thirrje shqiptarëve që të mos tubohen në anën tjetër të Shkupit”, ka thënë Zeqiri.
Deputeti shqiptar i LSDM-së ka thekuar se shqiptarët në këtë situatë treguan maturi dhe shmangën më të keqen duke mos iu përgjigjur dhunës së VMRO-së.
“Ajo që ndodhi të enjten tregoi fytyrën e vërtetë të pushtetit 10-vjeçar të Nikolla Gruevskit”, është shprehur ai.
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026