Qeveria e Republikës së Shqipërisë mori vendim që shqiptarët nga Maqedonia e Veriut dhe Malit të Zi të mund të punojnë në Shqipëri pa leje pune, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ky vendim u mor nga qeveria e Edi Ramës në një seancë të mbajtur më 10 maj, transmeton gazeta malazeze “Vjesti”.
“Shqiptarët nga Maqedonia e Veriut dhe Mali të Zi gëzojnë të drejtën e punësimit, si shtetasit e Shqipërisë, përveç kur punësimi i referohet në mënyrë specifike shtetësisë shqiptare, në përputhje me ligjet në fuqi”, thuhet në vendimin e Qeverisë së Shqipërisë.
I njëjti vendim u miratua më parë nga qeveria shqiptare për shqiptarët nga Kosova dhe Serbia jugore.
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj njoftoi nëpërmes rrjetit social “Facebook” se po krijon kushte për hyrjen në tregun shqiptarë edhe për shqiptarët që jetojnë në rajon.
“Ndonëse kjo mund të duket si një lëvizje pa ndikim të menjëhershëm apo një iniciativë krejtësisht simbolike, ky është një hap i domosdoshëm drejt rritjes së lidhjeve të Shqipërisë me shqiptarët nga vendet fqinje pa ndonjë dallim”, tha Cakaj.
E shitën 50 milionë euro, Liverpooli po mendon për një rikth...
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...