Është shpallur në kërkim nga policia ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia. Mësohet se Spahia është shpallur në kërkim pas incidenteve të mbrëmshme në Shkodër, ku mbështetësit e opozitës i vunë flakën klasës së shkollës “Shejnza Juka”.
Brenda klasës ndodheshin materialet e KZAZ-së për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, të shfuqizuara nga presidenti Ilir Meta. Protestuesit tentuan të merrnin në kontroll ambientet e KZAZ-së.
Për incidentin e djeshëm janë arrestuar pesë persona nga policia, 14 të tjerë janë shpallur në kërkim dhe dy të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë. /Top Channel
Izraeli: Do thellojmë goditjet ndaj regjimit iranian
Netanyahu njofton se Izraeli ka goditur ura dhe hekurudha në...
ShBA godet ishullin Kharg të Iranit
Enrique: Në çerekfinale të Champions-it s’ka favoritë
Shabani takim me Haxhiun: Të garantohen të drejtat e shqipta...
Zulfaj: Qeveria ka këto prioritete në rrugën drejt BE-së