Parlamenti i Maqedonisë së Veriut miratoi të enjten para mesnate ndryshimet në kabinetin qeveritar të kryeministrit Zoran Zaev, pas një debati të vështirë që zgjati dy ditë.
Për secilin prej pesë ministrave u votua veç e veç. Ata morën nga 64 deri 66 vota, ndërkohë që mjaftonte shumica prej 61 votash në parlamentin prej 120 vendesh.
Katër nga ministrat janë të rinj: Goran Milevski i Partisë Liberal Demokrate do të drejtojë Pushtetin vendor. Ai ishte ligjvënës dhe sipas ligjit atij i përfundon mandati i deputetit.
Hisni Ismaili, përfaqësues i partisë shqiptare Alternativa është ministër i ri i Kulturës.
Trajan Dimkovski i Lidhjes Social Demokrate në pushtet merr drejtimin e Ministrisë së Bujqësisë, ndërsa Naser Nuredini i Bashkimit Demokratik për Integrim vjen në krye të Ministrisë së Ambientit jetësor.
Sadulla Duraku i BDI-së, i cili ishte ministër i Ambientit do të drejtojë Ministrinë e re të Sistemit Politik.
Ministrat Dragan Tevdovski, Hazbi Lika dhe Suhejl Fazliu u shkarkuan të mërkuren nga parlamenti, ndërsa Zoran Shapuriq e Lupço Nikollovski të PLD-së, përkatësisht LSDM-së dhanë dorëheqjen.
Kryeministri Zaev, i cili Kryeministri Zaev, i cili fillimisht synonte tamë merrte edhe postin e Ministrit të Financave për një kohë të caktuar, u tërhoq pas debatesh të ashpra synonte tamë merrte edhe postin e Ministrit të Financave për një kohë të caktuar, u tërhoq pas debatesh të ashpra nga opozita por dhe nga paralajmërimet e Komisionit për pengimin e korrupsionit, të cilët thanë se mbajtja e dy funksioneve paraqet konflikt interesash
Zoti Zaev e la bosh vendin e ministrit të Financave deri sa të gjejë një kandidat të përshtatshëm për ta drejtuar këtë post të rëndësishëm
Opozita, si maqedonase edhe ajo shqiptare e kanë quajtur farsë riorganizimin e kabinetit qeveritar të z. Zaev, ndërkohë që edhe në opinionin publik ka pasur mjaft kritika nga analistët, sipas të cilëve duheshin bërë ndryshime rrënjësore, të largoheshin ministrat e dyshuar për korrupsion e shpërdorim tenderash.
Zoran Zaev pati paralajmëruar një “fshesë në radhët e ministrave e zëvendësve të tyre dhe shumë drejtorëve të ndërmarrjeve shtetërore”, siç qe shprehur menjëherë pas raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, për shkak të vlerësimeve të tij se “një pjesë e përfaqësuesve qeveritarë nuk ishin angazhuar sa duhet./voa
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...