Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka mbërritur në Shkup. Ai është pritur në aeroport nga ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski.
Nga aeroporti i Shkupit, shefi i NATO-s së bashku me delegacionin e tij u nisën për në vilën Vodno ku nikoqire e tij do të jetë presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova.
Sekretari i përgjithshëm do të pritet me nderime më të larta shtetërore dhe ushtarake në ceremoni në Kabinetin e presidentes, pas çka do të vijojë edhe takimi. Është paraparë edhe konferencë e përbashkët për shtyp e presidentes së RMV-së dhe Rutte-s, raporton Zhurnal.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s do të ketë takim edhe me kryeministrin maqedon Hristijan Mickoski, si dhe me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, derisa do të mbajë fjalim edhe para deputetëve në Dhomën ligjvënëse.
Skandal në Afrikë: Senegalit i hiqet titulli i Kupës së Afri...
Moti nesër i vranët, temperaturat arrijnë deri në 13°C
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...
I tha ‘jo’ Trumpit, Macron shpjegon pse Franca refuzoi të ve...
Tërnava: Bashkësitë fetare në Kosovë kanë pasur lirinë e plo...