Qeveria e Serbisë në armë e municion sivjet do të investojë 43 milionë euro, ndërsa do të eksportojë armë me vlerë 550 milionë dollarë.
“Ky do të jetë investim i drejtpërdrejtë injektues në industrinë e armëve e të municionit”, citon b92 të ketë thënë kryeministri e kryetari i zgjedhur i Serbisë Aleksandar Vuçiq pas takimit me drejtorët e shumë ndërmarrjeve ekonomike që veprimtari kanë armët, armatimin dhe municionin në Serbi.
Ky medium, duke iu referuar fjalëve të Vuçiqit, njofton se për fabrikën e armëve “Zastava” në Kragujevc do të jepen 9,7 milionë euro, për fabrikën “Prva petoletka” (Beograd) 3.5 milionë euro.
Në vazhdim Vuçiq ka treguar edhe për investimet tjera për prodhimin e armëve e municionit nëpër disa fabrika të këtyre prodhimeve në Serbi: “Prvi partizan” nga Uzhica do të marrë 4 milionë euro për ndërtimin e fabrikës së re, Sloboda e Çaçakut 2 milionë, Teloptik i Zemunit afër 7 milionë euro për prodhimin e predhave të dirigjuara, ndërsa “Milan Blagojeviq” e Luçanit do të marrë 4.4 milionë euro.
Fabrika e kamionëve FAP nga Priboji që do të hyjë në industrinë e armatimit, do të marrë 2,5 milionë. Në këtë fabrikë pritet të prodhohen automjete për polici e ushtri.
“Kemi shumë nevojë për automjete ushtarake e policore dhe jemi të gatshëm të japim mjete sa të doni vetëm të prodhoni automjete të përshtatshme e praktike”, ka thënë Vuçiq.
Enti i aviacionit “Moma Stanojloviq” nga Batajnica do të marrë 4 milionë euro, Enti teknik remont i Çaçakat 3 milionë, ai i Kragujevcit 2 milionë, ndërsa në poligonin në Nikinci 1,5 milion euro.
“Plani është që eksporti i armatimit të arrijë shumën rreth 550 milionë dollarë, ndërsa deri në vitin 2020, 750 milionë dollarë”, ka thënë Vuçiq.
Lansohet sot thirrja për investime në pajisje për ngrohje, m...
Mblidhet sot Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Policia shkatërron sot armët e konfiskuara gjatë aksioneve
Diell dhe vranësira, parashikimi i motit për sot në vend
Osmani: Rusia dëshiron të hapë një front të ri në Ballkanin ...