Ministria e Brendshme e Serbisë ka ndaluar të gjitha aktivitetet e paralajmëruara për nesër në Beograd, me rastin e 20-vjetorit të masakrës së Srebrenicës.
Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Policisë, Nebojsha Stefanoviq.
Në mesin e aktiviteteve të paralajmëruara ka qenë aksioni “7,000 për Srebrenicën”, i cili ka pasur për qëllim të mbledhë 7,000 njerëz para Kuvendit të Serbisë, të cilët do të qëndronin të shtrirë në shenjë respekti për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë.
Përgjegjëse për masakrën e Srebrenicës, në të cilën janë vrarë rreth 8,000 burra dhe djem myslimanë, kanë qenë forcat serbe të Bosnjës, të udhëhequra nga Ratko Mlladiq.
Organizatorët e ngjarjeve përkujtimore kanë thënë se anulimi i tyre tregon imazhin e vërtetë të Serbisë në vitin 2015.
Aksident i rëndë në Rrugën e Arbërit, një viktimë dhe dy të ...
Teherani: Jemi ende nën “hijen e luftës”
Hoxha: Kosova prioritet absolut i politikës së jashtme të Sh...
Zbulohet formacioni më i mirë i sezonit në Ligën e Kampionëv...
ZYRTARE: Konate largohet nga Liverpooli, pas përfundimit të ...
Ardian Gjini: Ramushi ka ditë me na ngushëllu neve kur është...