Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, me rastin e Ditës së Flamurit- 28 Nëntor, i ka uruar të gjithë shqiptarët, duke e quajtur festa e shumfishtë për kombin, edhe pse këtë vit po shënohet nën hijen e pandemisë, na bashkon si gjithmonë, për t’i festuar në mënyrë modeste ngjarjet historike, që lidhen me heroin tonë kombëtar, Skënderbeun dhe kohën kur i kthehet atdheut, Ismail Qemalin me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Komandanti Adem Jashari më luftën e UÇK-së.
Ndër të tjera, ai ka shkruar se të gjitha këto ngjarje të lavdishme, pa Flamurin kuq e zi, me shqiponjën dykrenare, nuk do e kishin shkëlqimin që e kanë, e as fuqinë emocionale dhe dashurinë e të gjithë shqiptarëve, kudo që ndodhen ata, transmeton arbresh.info.
“Të dashur shqiptarë,
28 Nëntori, festa e shumfishtë për kombin, edhe pse këtë vit po shënohet nën hijen e pandemisë, na bashkon si gjithmonë, për t’i festuar në mënyrë modeste ngjarjet historike, që lidhen me heroin tonë kombëtar, Skënderbeun dhe kohën kur i kthehet atdheut, Ismail Qemalin me shpalljen e Pavarsisë së Shqipërisë dhe Komandanti Adem Jashari më luftën e UÇK-së.
Të gjitha këto ngjarje të lavdishme, pa Flamurin kuq e zi, me shqiponjën dykrenare, nuk do e kishin shkëlqimin që e kanë, e as fuqinë emocionale dhe dashurinë e të gjithë shqiptarëve, kudo që ndodhen ata.
Gëzuar dhe urime të dashur bashkëkombas për këtë festë madhështore, që mision e ka bashkimin dhe dashurinë vëllazërore mes shqiptarësh!
Ziadin Sela
Aleanca për Shqiptarët”./Arbresh.info
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...
I zhdukur prej më shumë se një jave në Japoni, gjendet i paj...
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbr...
Aksident i rëndë te Kodra e Trimave – Vetura përplaset me au...
Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%