Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, duke folur për problemin me nënshtetësinë që kanë shqiptarët ka deklaruar se platforma e opozitës “Shtetësia” ka qëllim që qytetarët të tregojnë hallin e tyre me mospasjen e shtetësisë.
“Kjo është tmerr për një shtet që donë të bëhet pjesë e BE-së, ndërsa BE është një grupim që mbron të drejtat e qytetarëve. Duhet të del në shesh kjo e padrejtë që bëhet për qytetarët të cilët janë me mijëra, në të shumtën e rasteve këto janë të bashkësisë etnike shqiptare. Njerëz që lindin, rriten dhe vdesin dhe që nuk mund të realizojnë të drejtat e tyre”, deklaroi Sela në emisionin “Enter” në TV SHENJA.
Ai tha se koalicioni ASH-AAA kanë premtuar gjatë zgjedhjeve se do të luftojnë për të siguruar këtë të drejtë qytetarëve.
Sela u shpreh se kjo është një temë e cila nuk duhet të vonohet dhe të zgjidhet.
“Nuk kam besuar se edhe kjo gjeneratë e politikanëve maqedonas do të vazhdojnë dhe të sillen me këtë mendësi”, u shpreh Sela.
Putin: Është absurde që ne do të sulmojmë NATO-n, Rusia ësht...
KQZ: Të shtunën votohet në hapësirat diplomatike të Kosovës ...
Ambasada amerikane përsërit thirrjen: Kosova të hyjë në part...
Prokuroria mobilizohet për mbrojtjen e votës në zgjedhjet e ...
Kryetari i Mitrovicës së Veriut shoqërohet në polici
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë për pu...