Kryetari i Aleancsë për Shqiptarët në Maqedoni të Veriut, Ziadin Sela, sot në konferencë për shtyp njoftoi se grupi parlamentar i ASh-së në Kuvend do të dorëzojë propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për Lojërat e Fatit.
Ai tha se propozimi-ndryshimi parashikon që të gjitha lojërat e fatit të zhvendosen në hotele me pesë yje.
“Lojërat e fatit, kazino, bastore, të gjitha që janë lojëra të fatit, të vendosen vetëm në hotele me pesë yje. Sipas standardeve të cilat duhet t’i plotësojnë hotelet me pesë yje. Parashikojmë me ligjin që këto ndryshime të hyjnë në fuqi pas një viti që tu jepet kohë edhe punonjësve që t’i spostojnë këto kazino dhe lojëra fati në hotele me pesë yje”, tha mes tjerash Sela, duk shtuar se në propozim ligj parashihet se të ardhurat të mblidhen në fond të posaçëm që do të kontribuonte për zhvillimin e sportit.
Kurti udhëton drejt Davosit në Zvicër
Nis mbledhja e Kryesisë së LDK-së, priten zhvillime të reja
Hoxhaj mbështet rinumërimin e plotë: Çdo manipulim i votës e...
Rama inspekton Parkun e Liqenit të Paskuqanit: Një hapësirë ...
BE në bllok kundër Trump/ Gati kundërmasat pas tarifave ‘Gre...
Ryshfet për leje armësh, policia jep detaje për aksionin me ...