Në Gjykatën Penale sot në Shkup duhet të vazhdojë gjykimi për lëndën e PSP-së “Tarifa”, ku të akuzuar janë ish-drejtori i përgjithshëm i ELEM-it, Dejan Boshkovski dhe dy persona tjerë.
Prokurorët e PSP-së në seancat e kaluara gjyqësore thanë se do të dëshmojnë se si tre personat zyrtar kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, ndërsa të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm.
Sipas aktakuzës së PSP-së, të akuzuarit dyshohen për blerje të paligjshme të sistemeve softverike për nevojat e kompanisë shtetërore dhe gjatë shpalljes së tenderit në mënyrë ilegale kanë favorizuar disa kompani.
Nga PSP thonë se gjatë këtyre keqpërdorimeve është shkaktuar dëm në buxhetin e shtetit për rreth katër milionë euro./Gazeta Express/
I zhdukur prej më shumë se një jave në Japoni, gjendet i paj...
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbr...
Aksident i rëndë te Kodra e Trimave – Vetura përplaset me au...
Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
Bedri Hamza: Të hënën fillon ndryshimi i madh, PDK-ja do të ...