Gjykimi për vrasjen e pesëfishtë te Liqeni i Smillkovës më 12 prill 2012 i njohur si rasti “Monstra” është shtyrë për 5 shtator shkaku i mungesës së kryetarit të Trupit gjykues Ognen Stavrev i cili është në pushim mjekësor.
Gjykatësi Osman Shabani ka informuar se për shkak të ekonomisë së procedurës për seancën e sotme nuk është sjell nga burgu i Shtipit i dyshuari Fejzi Aziri si dhe nuk janë ftuar të dëmtuarit në procedurë.
Gjykimi për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smilkovcës më 12 prillit të vitit 2012, kur u vranë djemtë Kire Triçkovski, Filip Slavkovski, Cvetanço Atkovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski e udhëheq PSP-ja. Në procedurë paraprake për rastin me burgim të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim Ismailoviq, Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Haki Aziri dhe Sami Luta.
Gjykata Supreme në dhjetor të 2017 shfuqizoi aktgjykimet, liroi nga burgu Agim Ismailoviqin, Haki Azirin, Sami Lutën dhe Fejzi Azirin, duke ju shqiptuar masa e kujdesit. Pas shfuqizimit të aktgjykimit, rasti “Monstra” kaloi tek Prokuroria Speciale dhe u kthye për gjykim të sërishëm.
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
FIFA ndalon shishet e ujit në Kupën e Botës, tifozët dhe eks...