Departamenti amerikan i Zyrës së Thesarit të Kontrollit të Pasurive të Huaja (OFAC) e ka futur nën sanksione ndërmarrjen NIS të Serbisë.
Për këtë vendim ka reaguar presidenti serb, Alleksandar Vuçiq, i cili tha se Serbia nuk mund të bëjë asgjë për të ndryshuar këtë vendim.
Ndër të tjera, ai paralajmëroi se edhe Britania e Madhe shpejt pritet t’u bashkohet këtyre sanksioneve.
“Sipas informacioneve që kam, edhe Britania e Madhe do t’u bashkohet sanksioneve amerikane ndaj NIS-it – në këto momente ose më së largu të hënën, por edhe pjesa më e madhe e vendeve evropiane”, citohet të ketë thënë Vuçiqi në një konferencë për media, raporton Klankosova.tv.
Sipas tij, sanksioneve do t’u bashkëngjiten edhe kompani evropiane sepse, siç u shpreh ai, “askush nuk do të dëshirojë të rrezikojë”.
“Sanksionet amerikane janë shumë, shumë të ashpra dhe kanë pasoja shumë serioze ndaj atyre që i shkelin”, potencoi kreu i shtetit serb.
Vendimi i ShBA-së për sanksione ndaj Industrisë Serbe të Naftës ka të bëjë me faktin se mbi 50 për qind e aksioneve të kompanisë janë në pronësi të GAZPROM-it rus.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...