Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publike (ISHP) thonë se te nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Maqedoni ka shtrembërime trupore, mostrajtim të duhur të trupit dhe kequshqyerje, si situata më të pranishme patologjike të vërtetuara gjatë kontrolleve sistematike.
Shtrembërim të boshti të kurrizit ka te 11.013 nxënës, ose 18,1%, nga numri i përgjithshëm i të kontrolluarve. Mostrajtimi i mirë i trupit është evidentuar të 10.888 nxënës, ose 17,9% e të kontrolluarve, kurse shtrembërim të shputës ka te 9.808 nxënës, ose 16,2% e të kontrolluarve.
9.313 nxënës, ose 15,3% e të kontrolluarve kequshqehen. Zhvillim i keq i trupit është hasur te 2.388 nxënës, ose 3,9% e të kontrolluarve.
5.407 nxënës, ose 8,9% e të kontrolluarve kanë probleme me shikim dhe motilitet. Anomali kongjenitale të zemrës janë hasur te 313 nxënës, ose 0,5% e të kontrolluarve. Te 261 nxënës, ose 0,4% e të kontrolluarve është hasur infektim, kurse 1.331 nxënës ose 2,2% kanë pasur pamjaftueshmëri higjienike.
Nën 10 gram hemoglobin kanë 1.334 nxënës, pastaj albumina në urinë ka te 668 nxënës, si edhe karies në dhëmbë ka te 10.377 nxënës. Anomali ortodontike ka te 3.416 nxënës./Telegrafi/
Dogana gjen 11 fishekë në bagazhin e një udhëtari
Vdes zyrtari policor Afrim Xhemaili, ngushëllon Sindikata e ...
Marta Kos bën thirrje për kompromis politik në Kosovë
Sekuestrohen armë dhe municion në rajonin e Pejës, arrestohe...
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës sot në Kosovë
Edhe 14 kuti votimi për t’u numëruar, këto janë rezultatet e...